Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet

Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash. 

10 Maj 2025, 23:06 Nga I.A

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për

PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Peshkopi është arrestuar nga policia. Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash. 

Gjura së bashku me një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia, por pas disa orësh është vënë në pranga. 

daniel gjura esat gjura

Sondazh

Poll