Aktualitet

I bllokuan rrugën një automjeti pasi dyshonin për blerje votash, policia ndalon në Mirditë bashkëshortin e kandidates për deputete

Mësohet se aika ndaluar 3 persona duke iu bllokuar rrugën dhe më pas ka thërritur policinë. Shkak ka qenë bindja se personat që ndodheshin në automjet, po shkonin për të blerë vota.

11 Maj 2025, 08:31 Nga M.B
I bllokuan rrugën një automjeti pasi dyshonin për blerje votash,
Foto ilustruese

RRËSHEN- Bashkëshorti i kandidates së PD-ASHM, Elda Hotit është shoqëruar nga policia për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe një tjetër vepër. Mësohet se aika ndaluar 3 persona duke iu bllokuar rrugën dhe më pas ka thërritur policinë. Shkak ka qenë bindja se personat që ndodheshin në automjet, po shkonin për të blerë vota.

Pasi ka shkuar në vendnngjarje, policia nuk ka konstatuar asgjë të jashtëligjshme e për pasojë ka shoqëruar bashkëshortin e kandidates Elda Hoti. Sipas njoftimit të policisë  Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”

-A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë.

Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

rreshen

Sondazh

Poll