Politike

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë! Kushdo ndryshimin të japë ndryshimin

Pas votimit të nënës, Kryemadhi së bashku me djalin e saj votuan dhe më pas u prononcuan për mediat. Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë pasi indiferenca është vrasje e demokracisë.

11 Maj 2025, 09:20 Nga N.F
Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është
Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka votuar paraditen e sotme së bashku me djalin e saj. Kryemadhi priti në radhë për të votuar ndërsa nëna e saj pati problem me votimin pasi pajisja nuk po i njihte shenjat e gishtave. 

Pas votimit të nënës, Kryemadhi së bashku me djalin e saj votuan dhe më pas u prononcuan për mediat. Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë pasi indiferenca është vrasje e demokracisë. Sipas saj kushdo që do ndryshim duhet të japë ndryshimin përmes votimit.

"Bëj thirrje te gjithë shqiptarët te votojnë. Indiferenca është vrasje e demokracisë. E vetmja mënyrë për të shpetuar këtë demokraci të brishtë është të votojë. Dhe kushdo ndryshimin të japë ndryshimin," tha ajo.

kryemadhi

Sondazh

Poll