Politike

Lulzim Basha voton së bashku me të bijën: Ftesë të veçantë për brezin e ri, dilni dhe votoni për vendin tuaj! Besoni tek e ardhmja

Basha teksa po fuste në kuti fletën e votimit bëri me dorë numrin 4 ku më pas u "qortua" nga komisionetët të cilët i thanë se nuk lejohet. 

11 Maj 2025, 08:40 Nga N.F
Lulzim Basha voton së bashku me të bijën: Ftesë të
Basha

TIRANË- Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka votuar mëngjesin e sotëm së bashku me vajzën e tij të madhe. Basha teksa po fuste në kuti fletën e votimit bëri me dorë numrin 4 ku më pas u "qortua" nga komisionetët të cilët i thanë se nuk lejohet. 

Pasi doli nga qendra e votimit ai bëri me dije se vajza e tij e madhe, Dafina votoi për herë të parë ndërsa u bëri thirrje të veçantë të ronjve që të votojnë për të ardhmen e tyre.

"Ju uroj një ditë të paqtë të gjithë qytetarëve, thirrje tu drejtohen qendrave të votimit. E kanë këtë ftesë të veçantë për brezin e ri. Vajza ime Dafina voton për herë të parë. Dilni nga shtëpitë dhe votoni për vendin tuaj., besoni te vendi juaj besoni tek e ardhmja,"  tha ai.

basha

Sondazh

Poll