Politike

Probleme në disa QV në Qarkun e Elbasanit, shkak vonesat e komisionerëve dhe një ngatërrim i kapakut të kutisë së votimit mes dy qendrave

Në qytetin e Peqinit janë shënuar vonesa në hapjen e disa qendrave votimi për shkak të mbërritjes së vonuar të komisionerëve.

11 Maj 2025, 08:12 Nga N.F
Probleme në disa QV në Qarkun e Elbasanit, shkak vonesat e
Foto

ELBASAN- Në Qarkun e Elbasanit janë shënuar disa problematika të natyrës teknike dhe organizative. Raportohet se në Librazhd është bërë një ngatërrim i kapakut të kutisë së votimit mes dy qendrave. Kjo ngatërresë ka sjellë ndërprerje të përkohshme të procesit.

Ndërkohë, në qytetin e Peqinit janë shënuar vonesa në hapjen e disa qendrave votimi për shkak të mbërritjes së vonuar të komisionerëve. Në Gramsh, deri në orën 08:00 nuk ishin paraqitur komisionerët e subjektit politik PSD, ndërsa në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, mungesa e përfaqësuesve të të njëjtit subjekt ka krijuar boshllëk në komisionet e disa qendrave.

zgjerdhjet e 11 majit

Sondazh

Poll