Politike

Salianji voton nga burgu: Shprehje e vullnetit për ndryshim! Besoj se do të ketë një votë masive për PD

Salianji pas votimit u shpreh se ky është një moment i veçantë edhe pse ndodhet në burg. 

11 Maj 2025, 09:01 Nga N.F
Salianji voton nga burgu: Shprehje e vullnetit për ndryshim! Besoj se do
Salianji

FIER- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka votuar mëngjesin e sotëm nga burgu i Fier. Salianji pas votimit u shpreh se ky është një moment i veçantë edhe pse ndodhet në burg. 

Ai u shpreh se votimi është shprehje e vullnetit për ndryshim dhe ftoi qytetarët të votojnë masivisht. Salianji tha se beson se PD do të marrë votë masive. Sipas tij është e rëndëshishme që qytetarët të inestojnë në demokraci duke votuar.

"Momenti i sotëm është i vecante, qofte edhe nga burgu është shprehje e vullnetit për ndryshim. Partia demokratike numri 1 dhe unë jam votuesi i parë dhe sic e shihni edhe duket, besoj se do te ketë një votë masive për PD. Eshtë dite e rëndësishme për te investuar në atë që është më e shenjta në demokraci që është vota. Dilni masivisht për ndryshimin," tha ai. 

salianji

Sondazh

Poll