Politike

Voton kryeparlamentarja Elisa Spiropali së bashku me bashkëshortin: Të tregojmë që jemi evropianë!

Spiropali ka folur shkurtimisht para mediave teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë dhe të tregojnë që janë evropiane.

11 Maj 2025, 08:24 Nga N.F
Voton kryeparlamentarja Elisa Spiropali së bashku me bashkëshortin:
Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka votuar mëngjesin e sotëm së bashku me bashkëshortin e saj. Pas votimit Spiropali ka folur shkurtimisht para mediave teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë dhe të tregojnë që janë evropiane. Ajo theksoi që ata të votojnë me qytetari ashtu siç është zhvilluar fushata elektorale.

"Të tregojmë që jemi evropianë. Të votojnë me qytetari sic është zhvilluar fushata. Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë," tha ajo.

spiropali zgjedhjet e 11 majit 2025

Sondazh

Poll