Politike

Komisionerët nuk janë paraqitur për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, procesi i votimit në zonat malore të qarkut Shkodër ende pa nisur

Bëhet me dije se komisionerët në disa qendra votimi ende nuk kanë mbërritur.

11 Maj 2025, 08:13 Nga M.B
Komisionerët nuk janë paraqitur për shkak të terrenit
Foto ilustruese

SHKODRA- Në zonat e thella malore të Dukagjinit, Kelmendit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, në qarkun e Shkodrës mësohet se ende nuk ka nisur procesi i votimit.

Bëhet me dije se komisionerët në disa qendra votimi ende nuk kanë mbërritur. Për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë, procesi zgjedhor ka nisur gjithmonë me vonesë në këto zona.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

shkodra

Sondazh

Poll