Politike

Probleme me pajisjet në qendrën te “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë

Mësohet se qytetarët nuk mund të votojnë, pasi nuk konfigurohen të dhënat e Qendrës së Votimit.

11 Maj 2025, 07:49 Nga M.B
Probleme me pajisjet në qendrën te “Dëshmorët e
QV

TIRANA- Me nisjen e procesit zgjedhor janë raportuar dhe problematika në qendrën e votimit te “Dëshmorët e Lirisë” në njësinë numër 5 në Tiranë. Mësohet se qytetarët nuk mund të votojnë, pasi nuk konfigurohen të dhënat e Qendrës së Votimit. Bëhet me dije se në kutinë e votimit në këtë qendër është hedhur vetëm një votë, më pas pajisja është prishur.

Lidhur me rastin mësohet se ëhtë vënë në dijeni KQZ ndërsa rinisja e procesit mund të rinisë pas 3 orësh me lista manuale, në rast se pajisja nuk rregullohet ndërkohë.

zgjedhjet

Sondazh

Poll