Politike

FOTO/ Kryetari i komisionit humbi nënën, qytetarët presin në radhë për të votuar në një QV në Vlorë

Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

11 Maj 2025, 07:55 Nga M.B
FOTO/ Kryetari i komisionit humbi nënën, qytetarët presin në
Qytetarët

VLORA- Një qendër votimi në Vlorë nuk po hapet për shkak se kryetarit të komisionit humbi nënën e tij ndërsa qytetarët mësohet se po presin në radhë për të votuar.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

zgjedhjet

Sondazh

Poll