Politike

“ODIHR është arbitri i zgjedhjeve, pranojmë çdo verdikt”/ Celibashi: Pas 11 majit duhet reformë zgjedhore e thellë për këto elementë

Celibashi tha se, megjithëse sot nuk është momenti për të ndërhyrë në proces, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve duhet të hapet debati për rishikimin e aspekteve kyçe të administrimit elektoral. 

10 Maj 2025, 18:35 Nga E. D
“ODIHR është arbitri i zgjedhjeve, pranojmë çdo
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka theksuar nevojën urgjente për një reformë të thellë të sistemit zgjedhor në Shqipëri, duke iu referuar edhe rekomandimeve të raportit të ODIHR. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Celibashi tha se, megjithëse sot nuk është momenti për të ndërhyrë në proces, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve duhet të hapet debati për rishikimin e aspekteve kyçe të administrimit elektoral. 

Ai komentoi edhe mbi propozimet e partnerëve ndërkombëtarë për përfshirjen e votës së diasporës, duke e cilësuar procesin aktual si të përmirësueshëm. Në lidhje me rolin e ODIHR, ai e quajti këtë institucion arbitër të padiskutueshëm të zgjedhjeve në Shqipëri.

Celibashi: Ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit zgjedhor, sa i përket pjesës së administrimit të procesit zgjedhor, funksionimit të komisioneve të gjitha niveleve, infrastrukturës, logjistikës, financimit të partive, fushatës në media dhe rrjetet sociale dhe elementë të kësaj natyre, që në një farë mënyrë preken në këtë raport.

Është momenti për të mos folur sepse nuk kemi çfarë të bëjmë një ditë para zgjedhjeve, por mbetet shumë për të vendosur pas përfundimit të këtij procesi. Ka propozime nga partnerë vëzhgues ndërkombëtarë për votën e diasporës, që sipas tyre procesi është i besueshëm, transparent dhe efecient. Ne kemi konstatuar se ka vend për përmirësim. Ka probleme.

ODIHR janë arbritrat dhe vlerësuesit e zgjedhjeve në Shqipëri dhe ne, unë e kam thënë, që ne respektojmë çdo vendim të tyre, edhe kur ai është kritik ndaj punës së KQZ. I kemi pranuar si arbitër dhe do pranojmë gjykimin e tyre. I kemi thirrur si të tillë dhe duhet që palët të pranojnë vendimin e tyre.

zgjedhjet e 11 majit ilirjan celibashi

Sondazh

Poll