Aktualitet

Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

Avokatja përfaqësuese e të dyshuarit ka qenë e caktuar nga shteti, gjyqtare e masës Matilda Çela dhe prokurore Brisida Leka. Pas masës së sigurisë arrest me burf të caktuar nga Gjykata e Kukësit, reagoi edhe avokatja Aurora Guska.

10 Maj 2025, 11:29 Nga M.L
Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek
Foto ilustruese

KUKËS- Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. Jaku ishte i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje. Mësohet se seanca u mbajt me dyer të mbyllura teksa gjyqtari i masave pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë "arrest me burg".

Avokatja përfaqësuese e të dyshuarit ka qenë e caktuar nga shteti, gjyqtare e masës Matilda Çela dhe prokurore Brisida Leka. Pas masës së sigurisë arrest me burf të caktuar nga Gjykata e Kukësit, reagoi edhe avokatja Aurora Guska.

Guska tha se klienti Ylber Jaku nuk ka pranuar avokat dhe kërkon një përfaqësues nga ambasada angleze, pasi ai është shtetas anglez, dhe fëmijët e gruaja e tij kanë gjithashtu shtetësi angleze. Ajo shtoi se “ai nuk ka besim te drejtësia shqiptare” dhe këtë e ka thënë në masën e sigurisë në gjykatë, gjatë seancës. 

ylber jaku

Sondazh

Poll