Politike

"Nuk kam një ambicie për pushtet!" Berisha: Hera e parë në jetën time që paraqes një program 100% me të njohura

Ai tha se pasionin më të madh ka leximin dhe mund edhe të kalonte kohë të kënaqshme duke bërë këtë.

9 Maj 2025, 22:31 Nga M.B
"Nuk kam një ambicie për pushtet!" Berisha: Hera e parë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike tha sot se nuk ka ambicie për pushtet. I ftuar në emisionin "Top Story" Berisha tha se për herë të parë në jetën e tij një program 100% me të njohura. Ai tha se pasionin më të madh ka leximin dhe mund edhe të kalonte kohë të kënaqshme duke bërë këtë.

"Po të garantoj që Sali Berisha jo vetëm që nuk ka një ambicie për pushtet, por sikur nesër t'u rikthehet disa pasioneve të tyre të vjetra, nuk përton, por e ka me shumë kënaqësi. Unë pasionin më kryesor kam leximin, fatmirësisht Zoti m'i ka lënë sytë në rregull, Nuk ka një mënyrë që të kaloj kohën time më kënqshëm sesa duke lexuar.

Por është paraqitur një program që është rezultat i një pune tre vjeçare, pune shumë serioze, ekipesh dhe fondacionesh ndërkombëtare. Ai program fillimisht ngjalli skepticizëm kur u pa jo ku do gjenden këto, jo ku do jenë këto, por unë përherë të parë në jetën time paraqes një program 100% me të njohura", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll