Politike

Ish-kryenegociatori i 'rrëzoi' propagandën për anëtarësimin në BE, Rama: Kur ishte kryenegociator ai thoshte vitin 2028

Rama theksoi se është Bashkimi Europian ka vendosur një afat që deri në Dhjetor të vitit 2027 duhet të mbyllen të gjitha negociatat.

9 Maj 2025, 22:31 Nga I.A
Ish-kryenegociatori i 'rrëzoi' propagandën për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e ish-kryenegociatorit të tij për Bashkimin Evripian Zef Mazi, i cili theksoi se është e pamundur që Shqipëria të mbyll negociatat. Sipas Ramës, i cili ndodhet në “Opinion” në Tv Klan, ky është opinioni i Mazit, duke shtuar se kur ishte ai kryenegociator, mendonte se në vitin 2028 do mbyllen negociatat. Rama theksoi se është Bashkimi Europian ka vendosur një afat që deri në Dhjetor të vitit 2027 duhet të mbyllen të gjitha negociatat.

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: Z. Rama, ju thoni që deri në 2027-ën kemi shanse të përmbyllim procesin me Bashkimin Europian. Ndërkohë, ish-kryenegociatori juaj ka thënë që ky është një afat i pamundur për t’u kapur.

Edi Rama: Tani çfarë të të them unë?

Blendi Fevziu: Po të bëj pyetjen konkrete, ka qenë njeriu që është emëruar nga ju si kryenegociator dhe thotë kjo është e pamundur. Më jepni një përgjigje. Mund të jetë që ai s’ka të drejtë ose…

Edi Rama: Ai kur ishte kryenegociator, thoshte që deri në 2028 ne do të futemi. Tani nuk është kryenegociator dhe ka një  mendim tjetër, njerëzit ndryshojnë, kanë fleksibilitete të caktuara. Ai ka opinionin e vet. Tani në 2027 nuk e them unë se kjo është një gjë tjetër, nuk e them unë, nuk është një datë që e kam vënë unë ose që e kemi vënë ne. 2027 është datë e vënë nga BE në tavolinë me ne. Fakti që ata i japin Shqipërisë një gjë që s’ia kanë vënë asnjë vendi duhet t’ju vërë një çikë në mendime, nuk mund të jeni kaq…

Blendi Fevziu: Sa herë e kanë ndërruar ata…

Edi Rama: Asnjëherë!

edi rama

Sondazh

Poll