Politike

Integrimi në BE/ Rama: Grup kapitujt që hapen nuk janë politike, i hap komisioni

Ndërkohë që ka theksuar më tej se pasi komisioni i hap grup-kapitujt, janë vendet anëtarë që i kalojnë në sitë.

9 Maj 2025, 21:59 Nga I.A
Integrimi në BE/ Rama: Grup kapitujt që hapen nuk janë politike,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hapjen e grup-kapitujve me Bashkimin Evropian. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Rama ka deklaruar se çdo grup kapitull që është hapur me Shqipërinë nuk është politikë. Ndërkohë që ka theksuar më tej se pasi komisioni i hap grup-kapitujt, janë vendet anëtarë që i kalojnë në sitë. Rama më tej ka nisur duke akuzuar gazetarët në studio se nuk duan të pranojnë ecurinë e vendit tonë. 

"Çdo grup kapituj që hapen nuk janë politike, i hap komisioni. Vende anëtare janë këtu, kalojnë në sitë të gjitha. Ajo që ndodh është e njëjta gjë. Komisioni e bën këtë punë dhe e çon të vendet anëtare. Vendet anëtare thonë po. Pse nuk e pranoni dot që Shqipëria është nivel tjetërKomisioni Europian na ka vënë kalendarin përpara me faza, do të hapet ky kapitull, do të   punohet këtu, do të mbyllet ky kapitull, do të hapet ky kapitull. Brenda Dhjetorit 2027 duhet të mbyllen të gjitha negociatat. Duhet t’i mbyllim ne bashkarisht me ata, duhet t’i mbyllim ne dhe ata. E dimë pra këtë gjë dhe fakti që ata e bëjnë këtë, do të thotë që ata kanë parë gjëra që nuk i sheh ti Neritan, a e kupton sepse ata kanë 1000 veta që punojnë për negociatat," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll