Politike

"Sot Shqipëria shkruajti historinë"/ Takimi përmbyllës i fushatës PD-ASHM, Meta: 11 maji, vulosja përfundimtare në kutitë e votimit të popullit të çliruar

Përmes një Postimi në Facebook Meta shkruan se sot Shqipëria shkroi historinë dhe se 11 maji është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar.

9 Maj 2025, 22:15 Nga E. D

 

"Sot Shqipëria shkruajti historinë"/ Takimi
pamje nga takimi

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas mbylljes së fushatës së koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Përmes një Postimi në Facebook Meta shkruan se sot Shqipëria shkroi historinë dhe se 11 maji është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar.

 

Postimi i Metës: 

Shqipërisë madhështore i shkonte vetëm një miting madhështor fitoreje dhe kjo ndodhi. Sot Shqipëria shkruajti historinë. Çdo shqiptar e përjetoi që sot ndryshimin dhe fitoren. 11 maji është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar.

ilir meta

Sondazh

Poll