Politike

Ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?/ LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri

Këshilltari amerikan gjithashtu tha se është mësuar të merrem me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Edi Rama është i tillë. Ndër të tjera ai theksoi se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë.

9 Maj 2025, 22:00 Nga E. D
Ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?/ LaCivita:
Chris LaCivita

TIRANË- Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka folur për non gratën e Berishës, komunikimet me DASH dhe për kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin 'Top Story" LaCivita tha se nuk punon me socialistët, komunistët si kreyministri Edi Rama. 

Këshilltari amerikan gjithashtu tha se është mësuar të merrem me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Edi Rama është i tillë. Ndër të tjera ai theksoi se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë.

Më tej ai tha se nuk komunikon me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Ndërsa kur u pyet nëse i ka bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA, LaCivita theksoi se nuk i ka bërë ftesë sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.

Kush është problemi i Ramës?

Lacivita: Ka qenë kryeministër për shumë kohë. S’mund të flas ndonjë pikë të fortë, duke parë ekonominë. Po të kishit një orë kohë do ju kisha shpjeguar pikët e dobëta të tij.

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?

LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?

LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.

Ka shitblerje vote në Shqipëri?

LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë. Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.

A ka PD një portë të hapur?

LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama.

chris lacivita

Sondazh

Poll