Politike

"Po bëni folk"/ Ramën nuk e mbajnë nervat për Inceneratorin, ngre zërin në studio: NUK ËSHTË PAGUAR

Rama e ka konsideruar legjitim planin për inceneratorin, teksa shtoi se persona të akuzuar për këtë dosje kanë nxjerrë përfitimet e tyre.

9 Maj 2025, 21:31 Nga I.A
"Po bëni folk"/ Ramën nuk e mbajnë nervat për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministrin Edi Rama nuk e kanë mbajtur nervat teksa po pyetej në lidhje me inceneratorin e Tiranës. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Rama e ka konsideruar legjitim planin për inceneratorin, teksa shtoi se persona të akuzuar për këtë dosje kanë nxjerrë përfitimet e tyre. Ndërkohë që në një moment pas presionit të pyetjeve, ka ngritur zërin duke bërtitur: Nuk është paguar për Inceneratorin. 

"Te inceratorët projekti është i duhuri, plani është legjitim dhe pikërisht pse brenda procesit të projektit ka pasur individë që kanë nxjerrë përfitimet e tyre, është dhe pjesa që ka të bëjë me korrupsionin. Nuk është paguar asgjë për të bërë incenerator, për Tiranën flasim, 2 të tjerat nuk janë bërë me paratë e shtetit, janë bërë me të privatit. Shteti në mënyrë periodike ka paguar për vite të tëra deri sa tani i ka marrë në pronësi. Është paguar një kontratë për mbetjet. Bisedat tuaja për inceneratorët janë folklor. Nuk është paguar për incenetator, është paguar një kontratë në partneritet me privatin. Nuk është paguar," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll