Politike

Burgjet e mbushura me zyrtarë socialistë/ Rama ua 'kalon' fajin mediave: Është rezultati i gijotinave mediatike

Sipas Ramës e vërteta është ndryshe, duke shtuar se reforma në drejtësi këtë qëllim ka pasur.  

9 Maj 2025, 21:47 Nga I.A
Burgjet e mbushura me zyrtarë socialistë/ Rama ua 'kalon'
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ua ka kaluar fajin mediave, faktin që zyrtarë të lartë socialistë ndodhen në burg për korrupsion. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Rama ka theksuar se burgjet e mbushura plot me zyrtarë është faji i gijotinave mediatike dhe analistëve që merren 95% të kohës me këtë punë. Sipas Ramës e vërteta është ndryshe, duke shtuar se reforma në drejtësi këtë qëllim ka pasur.  

“Kjo burgjet e mbushura plot është rezultati i gijotinave mediatike dhe i faktit që të gjitha mexheliset e debatit mediatik merren 95% me këtë punë. Ndërkohë që e vërteta është ndryshe. Nga njëra anë është e qartë dhe nuk diskutohet sepse ky ka qenë qëllimi, reformën në drejtësi e kemi bërë, që të bëhet drejtësia që të godasë majtas dhe djathtas. Po flas për një atmosferë gijotine, për gjyqe që bëhen nëpër media”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll