Politike

"Do anulojmë çdo ligj të Edi Ramës për grabitjen e pronave"/ Berisha: Brenda një mandati do shlyejmë borxhin për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit! 

Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se, do të anulohet dhe çdo ligj të Edi Ramës për grabitjen e pronave.

9 Maj 2025, 21:27 Nga E. D
"Do anulojmë çdo ligj të Edi Ramës për grabitjen
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka premtuar ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve se, brenda një mandati do të shlyejë borxhin. Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se, do të anulohet dhe çdo ligj të Edi Ramës për grabitjen e pronave. Ai ironizoi gjithashtu dhe ministret, ku tha se një në dy i bëjnë burrat e tyre investitorë strategjikë.

"Një mesazh kam për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë. Duke u shprehur nderimin më të madh, por edhe ndjesë për gabimet që kjo parti ka bërë në ligje të caktuara, u jap fjalën e nderit se detyrimin që shoqëria shqiptare ndaj tyre, Sali Berisha e kërkon borxhin e nderit të tij. Dhe ai borxh do shlyhet brenda një mandati.
Ai është borxh dhe vetëm borxh. Dhe shoqëria nuk do u rrijë më asnjë ditë më shumë se mandatin e parë.

Do i japim përgjigjen përfundimtare pronës. Do anulojmë të gjithë ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit, plaçkit pronat si në vitin 1946. Paralajmëroj ministrat strategjikë, a e morët vesh o miq, se pas Xhaçkës strategjike, doli Ibrahimi strategjike. Këta një dhe dy, bëjnë burrat strategjikë. Do ua marrim të gjitha ato prona dhe do u jepen pronarëve. Mos guxoni të prekni pronat e shqiptarëve," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll