Politike

"Askush nuk e ndal ngjitjen tonë!" Rama: Disa thonë që kam lindur me fat për kundërshtarët që kam

Rama se forca e PS qëndron në aftësinë për të udhëhequr ndryshimin dhe për të vetëndryshuar.

9 Maj 2025, 20:55 Nga M.B
"Askush nuk e ndal ngjitjen tonë!" Rama: Disa thonë që
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë. Rama tha se forca e PS qëndron në aftësinë për të udhëhequr ndryshimin dhe për të vetëndryshuar. Ai shtoi se PS është bartëse e shpirtit europian të Shqipërisë dhe kjo, sipas tij, është arsyeja pse vendi është gjithnjë e më pranë anëtarësimit.

“Ne, pararendësit e kësaj fuqie elektorale të pandalshme, nuk jemi mundur dhe nuk do të mundemi për sa kohë mbajmë gjallë vizionin dhe ambicien më të madhe për Shqipërinë.

Disa mendojnë se kam lindur me fat për shkak të kundërshtarëve që kam pasur, të tjerë ia atribuojnë gjithçka kohës. Por koha nuk sjell ndryshimin – janë njerëzit që e bëjnë atë.

Ne i kemi dhënë kohës ngjyrat e flamurit tonë, zërin e identitetit shqiptar dhe drejtimin për një Shqipëri të barabartë në skenën ndërkombëtare", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll