Politike

"Ne marrim 20 mandate sepse e transformuam nga këneta!" Rama mbyll fushatën në kryeqytet: Tirona ha bukë veç!

Rama është shprehur se Tiranën vetëm forca e tij politike mund ta bëjë edhe më mirë sepse janë ata që e kanë kthyer në jetë dhe i kanë dhënë identitet.

9 Maj 2025, 21:00 Nga M.B
"Ne marrim 20 mandate sepse e transformuam nga këneta!" Rama
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë. Rama është shprehur se Tiranën vetëm forca e tij politike mund ta bëjë edhe më mirë sepse janë ata që e kanë kthyer në jetë dhe i kanë dhënë identitet. Gjithashtu Rama tha se Tirana ha bukë veç dhe se është jo vetëm kryeqyteti dhe qarku më i madh i Shqipërisë, por është dhe krenaria e madhe. 

"Të mendosh Shqipërinë pa ne, si ta mendosh flamurin me ngjyrën e kënetës. Është njësoj si ti shohësh krahët e drejtësisë të brejtura nga minjtë e kënetës, si tja presësh këtij shteti krahët e ta rrokullisësh teposhtë.

Po Tiranën, e lënduar nga ngjarja e fundit. E harrova vallë që nuk e rendita ne listën e qarqeve? Pse vallë e harrova? Në Tiranë do të marrim 1 apo 2 plus duke shkuar nga 18 në 20. Nuk e harrova por e lashë vec sepse Tirana ha bukë vec. Është jo vetëm Tirana kryeqytet por dhe shpëtimtarët e transformuesit i kemi dhënë këtij qyteti sharmin e pamohueshëm të Evropës. Ju kujtohet ca ishte ky vend sot, ishte kënetë. Ngado ku hidhje sytë në Tiranë, kënetë.

Kam parë në rrugica me baltë ata minjtë e kënetës. Unë s ekam me ta e kam me ata tironsat, e vjetër e të rinj. Ka një gjë të madhe për të mos e harruar. Këtë qytet mund ta bëjnë më të mirë vetëm ata që e transformuan që i dhanë dinjitet. Dmth PS dhe askush tjetër. Këtë qytet mund ta bëjnë më të kamur e solidarë, krenarë për të gjithë, vetëm ata që ja pastruan baltën nga fytyra. Që ja larguan cibanët nga trupi që e veshën dhe ja shumëfishuan vlerën", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll