Aktualitet

E rëndë në Prishtinë! 34-vjeçari plagos me thikë të dashurën dhe më pas vret veten

Sipas raportimeve 30-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa për 34-vjeçarin mjekët thonë se ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

9 Maj 2025, 17:24 Nga E. D
E rëndë në Prishtinë! 34-vjeçari plagos me thikë
foto ilustruese

PRISHTINË- Një ngjarje tragjike është raportuar mesditën e sotme në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka treguar se informacionet e para për dy persona të lënduar i kanë marrë në orën 15:00 dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit, së bashku me mjekët emergjentë.

Sipas raportimeve 30-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa për 34-vjeçarin mjekët thonë se ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

kosove

Sondazh

Poll