Aktualitet

"Efekti i krimeve zgjedhore do ndihet pas zgjedhjeve", Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik, ka video

Hoxha u shpreh se SPAK nuk e arriti të përmbushte misionin që pretendoi lidhur me parandalimin e krimeve zgjedhore.

9 Maj 2025, 14:59 Nga r.ll
"Efekti i krimeve zgjedhore do ndihet pas zgjedhjeve", Artan Hoxha:
artan hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur ditën e sotme se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vijuar edhe gjatë këtij procesi që po zhvillohet, por ndodh në mënyrë të kamufluar dhe efekti ndihet pas zgjedhjeve.

Hoxha u shpreh në Euronews Albania se SPAK nuk e arriti të përmbushte misionin që pretendoi lidhur me parandalimin e krimeve zgjedhore. Gjithashtu i cilësoi takimet e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Shkodër dhe Lezhë si të zhvilluara vetëm për shfaqje mediatike.

Hoxha tregoi rastin e marrjes peng të një përfaqësuesi të një force politike nga anëtarë të një tjetër force në mes të ditës, gjë që shtoi se nuk është bërë mediatike.

“Një mbështetës i opozitës është marrë peng nga njerëzit e një kandidati të mazhorancës, është marrë peng në qytetin X, është e filmuar, dhe e kanë lëshuar në Rrugën e Kombit. E kanë futur në bagazh dhe e kanë çuar atje se sipas llogarive te tyre ky njeri me fushatën që po bënte po iu prishte punë. Dhe lirimi i pengut mesa di unë është bërë edhe me ndërhyrjen e policisë, madje oficerë të lartë të policisë dhe personat përgjegjës nuk janë arrestuar. Kjo ngjarje është ngjarje e freskët”, tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll