9 Maj 2025, 14:46
Nga N.F
Foto
KOSOVË- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur qëndrimin e saj të mëparshëm se Kosova nuk është e përgatitur për një tranzicion të tillë. Teksa afati për liberalizimin e tregut të energjisë po afrohet, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit qëndrimin e saj të mëparshëm se Kosova nuk është e përgatitur për një tranzicion të tillë.
OEA thekson se përtej mungesës së konkurrencës reale në treg, afati i shkurtër nuk u ka dhënë bizneseve as kohë të mjaftueshme për përgatitje, as hapësirë për zbatimin e masave mbështetëse gjatë kësaj periudhe kalimtare, të cilat janë thelbësore për të shmangur goditjet financiare dhe rënien e konkurrueshmërisë.
“Shqetësimet e bizneseve janë rritur ndjeshëm pas ofertave të marra nga furnizuesit, të cilat parashikojnë rritje mbi 200% të tarifave të energjisë, një zhvillim që bie ndesh me pritjet se liberalizimi do të sillte ulje të çmimeve përmes konkurrencës.
Kjo rritje e paparashikuar do të prekë zinxhirin e gjerë të bizneseve në vend, nga sektori prodhues dhe përpunues, deri te sektori i shërbimeve, tregtisë dhe teknologjisë, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë financiare dhe perspektivën e investimeve”, thuhet në reagim.
Sipas Odës, argumentet se vendet e rajonit kanë zbatuar me sukses liberalizimin nuk janë valide në kontekstin e Kosovës.
“Vendet fqinje kanë qasje në burime alternative si gazi natyror, ndërkohë që në Kosovë, për shkak të vendimmarrjeve të gabuara në të kaluarën, projektet për ndërtimin e infrastrukturës së gazit janë braktisur, duke e lënë energjinë elektrike si burimin e vetëm për nevoja afariste dhe industriale.
Për më tepër, moskonstituimi i Kuvendit përbën një arsye shtesë se pse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk duhet të vazhdojë me planet për liberalizimin e tregut në këtë fazë, duke pasur parasysh se ky institucion i pavarur është llogaridhënës para deputetëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Për një tranzicion të qëndrueshëm dhe të drejtë, Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje politikëbërësve të shtyjnë afatin përtej 1 qershorit 2025 dhe paralelisht të miratojnë legjislacionin e nevojshëm dytësor për të mundësuar investimet në teknologji të ruajtjes së energjisë (bateri) dhe në sisteme me efikasitet të lartë energjetik.
Gjithashtu, kërkohet futja e një skeme nxitëse tatimore dhe doganore për teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturën mbështetëse. Pa këto masa, liberalizimi rrezikon të sjellë më shumë dëm sesa përfitim për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit./ Monitor
oda amerikane energjia
Aktualitet
9 Maj 2025, 14:36
r.ll
kryeministria
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku ka vendosur faljen e të gjitha gjobave e vendosura ...
Aktualitet
9 Maj 2025, 13:54
M.L
Foto ilustruese
VLORË- "Giro d'Italia", gara ndërkombëtare e çiklizmit ka mbërritur tashmë në kryeqytet dhe prite...
Aktualitet
9 Maj 2025, 13:53
r.ll
prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije përmes një njoftimi se deri më tani janë regjistruar ...
Aktualitet
9 Maj 2025, 13:49
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Thuajse dy javë nga hapja e procedurës së prokurimit me objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxh...
Aktualitet
9 Maj 2025, 13:04
r.ll
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Ilir Beqaraj dhe...
Aktualitet
9 Maj 2025, 12:17
r.ll
ardit beshiri
KLOS- Trupi i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur ditën e sotme pas gjashtë ditësh kërkimesh inten...
Aktualitet
9 Maj 2025, 12:03
N.F
Foto
GREQI- Një bombël gazi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e një shqiptareje në Greqi. Mësohet se...
Aktualitet
9 Maj 2025, 11:50
M.L
Foto ilustruese
KLOS- Trupi i fadromistit në Klos është gjetur sot pas gjashtë ditësh kërkime intensive. 29-vjeçari Ar...
Aktualitet
9 Maj 2025, 10:46
M.L
ITALI- Prokuroria ka kërkuar të zhvillojë një gjyq për 20-vjeçarin shqiptar, Andrea Kovaçaj. Ky i fundit, natën e ...
Aktualitet
9 Maj 2025, 10:40
M.L
Policia
DURRËS- Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi dyshohet se ka qëlluar me arm...