Sport

Shqipëria U-21, dy ndeshje miqësore në qershor ndaj Hungarisë dhe Turqisë...

Përfaqësuesja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje mqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027, ku Shqipëria është kualifikuar automatikisht si vend organizator.

9 Maj 2025, 15:42 Nga DOSJA
Shqipëria U-21, dy ndeshje miqësore në qershor ndaj

TIRANE - Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballen në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 - Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 - Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vëzhguar nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar dhe për të testuar alternativa të ndryshme në funksion të ndërtimit të një skuadre sa më konkurruese për Europianin U-21 2027.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll