Sport

Arne Slot i keqardhur: "Jemi të zhgënjyer që Alexander Arnold po largohet"...

Trajneri holandez shprehu keqardhje për largimin e anglezit nga Liverpooli, por la një mesazh inkurajimi për tifozët e Anfieldit.

9 Maj 2025, 13:00 Nga DOSJA
Arne Slot i keqardhur: "Jemi të zhgënjyer që Alexander

ANGLI - Liverpooli nuk duket se po e feston rikthimin në majën e futbollit anglez në mënyrën më të mirë, siç e meriton.

Ata gjithashtu sapo kanë njoftuar se Mohammed Salah është shpallur “Futbollisti i Vitit” nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit (FWA). Janë të gjitha lajme të mira, por festa nuk është tamam në rregull. 

Largimi i njoftuar i Alexander Arnold vazhdon të zemërojë shumë tifozë dhe, megjithëse gjithçka është vendosur tashmë në Premier League, si dhe fakti që anglezi nuk do të jetë më lojtar i Liverpoolit kur të përfundojë liga, Arne Slot vazhdon të pyetet për largimin e lojtarit ndërkombëtar.

Ky ishte rasti në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes midis Reds dhe Topçinjve të dielën e ardhshme. 

“Jemi të zhgënjyer që ai po largohet, jo vetëm sepse është një njeri i shkëlqyer, por edhe sepse një mbrojtës i djathtë shumë i talentuar po largohet nga klubi”, u tha ai kolegëve të shtypit anglez. 

Përvoja e mëparshme

Holandezi ka pranuar se ka përjetuar situata të ngjashme në periudhat e tij të mëparshme si trajner, si te AZ Alkmaar ashtu edhe te Feyenoord, dhe se tashmë ka parë largimin e disa lojtarëve të shkëlqyer që kanë performuar mirë gjatë sezonit. 

"Jam mësuar të humbas lojtarë çdo sezon," pranoi Slot, jo pa e bërë më parë të qartë se kjo përvojë i lejon atij të dërgojë një mesazh të qartë , si te tifozët, ashtu edhe te rivalët e tij. 

"Përvoja më tregon se sa herë që ndodh kjo, kur një lojtar i mirë largohet, lojtari që vjen ose e zëvendëson atë do të përmirësohet. Dhe kjo është ajo që ndoshta do të ndodhë përsëri ", përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll