Sport

Xavi: "Futbolli kërkon kohë. Barça është ende në ndërtim, nuk ka pse të ketë panik"

“U kritikova kur e thashë këtë si trajner i ekipit, por mos harroni se Lamine është 17 vjeç, Cubarsi është 18 vjeç, Pedri është 22 vjeç, Gavi është 20 vjeç dhe Baldé është 21 vjeç”.

9 Maj 2025, 14:23 Nga DOSJA
Xavi: "Futbolli kërkon kohë. Barça është ende

SPANJE - Në futbollin modern, rezultatet janë të parat, por Xavi Hernández beson se kjo nuk duhet të jetë rruga e duhur për t'u ndjekur. Ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës argumenton se duhet kohë për të ndërtuar projekte futbolli që japin fryte, duke përmendur shembuj si skuadra aktuale e Barcelonës.

"Duhet kohë. Barcelona është ende në ndërtim e sipër. U kritikova kur e thashë këtë si trajner i ekipit, por mos harroni se Lamine është 17 vjeç, Cubarsi është 18 vjeç, Pedri është 22 vjeç, Gavi është 20 vjeç dhe Baldé është 21 vjeç. Fatkeqësisht, nëse nuk fiton asgjë në një sezon, njerëzit fillojnë të panikohen."

Për shembull, Manchester United po kalon një sezon shumë të vështirë, por e kuptoj se çfarë po përpiqet të bëjë Ruben Amorim. Jemi në fillim të projektit dhe shoh një gjë: lojtarët duan të luftojnë për këtë. Kjo është thelbësore. Simeone është një tjetër, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo stili i tij: lojtarët vrapojnë dhe luftojnë për të”, analizoi ai në një intervistë me The Athletic.

Kampioni i botës dhe i Evropës me ‘La Roja’ shfrytëzoi rastin për të mbrojtur Carlo Ancelottin, rivalin e tij të madh gjatë tre sezoneve në të cilat ishte në krye të Blaugranëve. Kritikat drejtuar trajnerit të Real Madridit janë të pakuptimta:

"Nuk është e drejtë. Ai fitoi 30 tituj në dhjetë vjet dhe ata e kritikojnë sikur të mos kishte fituar kurrë asgjë. Ernesto Valverde e tha në mënyrë të përsosur: 'Nëse e kritikojnë Ancelottin, çfarë shprese ka për dikë tjetër?'. Presioni në Spanjë është shumë i fortë, veçanërisht në Barcelonë dhe Madrid."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll