Aktualitet

21 Janar 2020, 07:57 Nga DOSJA

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas ngjarjes, kamerat e sigurisë kanë kapur dy makina që kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se njëra prej tyre është kapur nga Policia dhe është ndaluar drejtuesit i saj, por ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte larguar nga frika pas atentatit. Ndërsa makina tjetër në ngjyrë të zezë , e llojit “Golf 6, e cila u largua me shpejtësi, rezulton se është e autorëve të vrasjes por Policia nuk mundi ta kapte atë. Ende nuk ka asnjë gjyrmë të saj.

Mbrëmjen e djeshme në orën 20:45 u ekzekutua me armë zjarri në Astir Vilson Tafçiu Noka. Mësohet se 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë në momentin që u thirr nga jashtë nga disa persona. Sapo Vilsoni kaloi pragun e lokalit u qëllua me tre plumba në gjoks nga personat që e thirrën dhe mbeti i vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, autorët, ende të paidentifikuar u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet të llojit “Golf 6”, me ngjyrë të zezë. Kamerat e sigurisë të lokaleve rreth zonës, të cilat aktualisht janë sekuestruar nga policia, kanë fokusuar atentatorët në momentin e largimit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krim i rende ne tirane vritet vilson tafciu krim i rende ne tirane vritet vilson tafciu

Sondazh

Poll