Aktualitet

Vodhën xhiron ditore të një lokali nën kërcënimin e armës në Krujë, një në pranga, një në kërkim

21 Janar 2020, 07:41 Nga DOSJA
Vodhën xhiron ditore të një lokali nën kërcënimin

KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në tjetër në kërkim, pasi akuzohen se mbrëmjen e djeshme kanë vjedhur një lokal në Krujë. Në pranga, gjatë operacionit policor të koduar “Cudhi” është vënë shtetasi me iniciale A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë. “Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, shtetasi A. K. ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë”thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet në kohë rekord vjedhja nën kërcënimin e armës së xhiros ditore të një lokali në Krujë. Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, i cili gjatë momentit të arrestimit u kap me dy pistoleta në brez. Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen në kohë rekord të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 19 janar, në qytetin e Krujës, ku dy persona, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën xhiron ditore prej 20000 lekësh kamarierit të një lokali, në qytetin e Krujës. Bazuar në prova të grumbulluara, shërbimet e Komisariat të Policisë Krujë, organziuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cudhi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëautori tjetër i ngjarjes, për të cilin nuk i bëjmë me dije të dhënat për arsye hetimore. Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, shtetasi A. K. ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta me dy krehra me fishekë.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person kruje vjedhje arrestohet nje person kruje vjedhje

Sondazh

Poll