Politike

"Kapelen herë e mbaj herë nuk e mbaj, numri 1 është frymëzim!" Berisha: E tërë fushata udhëhiqet prej LaCivita

Ai shtoi se ka zgjedhur një  gjuhën me të cilën mendon se përcjell më mirë te qytetarët shqiptarë programin.

8 Maj 2025, 22:08 Nga M.B
"Kapelen herë e mbaj herë nuk e mbaj, numri 1 është
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me fushatën e ndjekur nga forca e tij politike. I ftuar në emisionin "Opinion" Berisha tha se e gjithë fushata udhëhiqet nga strategu amerikan Chris LaCivita. Ai shtoi se ka zgjedhur një  gjuhën me të cilën mendon se përcjell më mirë te qytetarët shqiptarë programin.

"Kapleja ka simbolin ka simbolin e numrit hyjorë 1-shit s'ka si mos të mbahet. Problemi është se edhe e mbaj edhe s'e mbaj. Po kështu është e vërteta, por e mbaj se është pë t'u mbajtur, është frymëzim 1-shi. LaCivita solli shumë në fushatë. E tërë fushata udhëhiqet prej tij. Dhe ka një rregull. Unë nuk jam njeri pa eksperiencë elektorale, kam eksperiencë të madhe ekeltorale.

E vërteta është se kam zgjedhur gjuhën me të cilën mendoj se përcjell më mirë te qytetarët shqiptarë që unë e kam quajtur programi më i mirë i jetës time. Kurrë unë nuk kam paraqitur para shqiptarëve gjerë më sot një program të tillë. Ky është një program i një program i një pune 3-vjeçare, i konfirmuar dhe i certefikuar nga dy fondacionet më të mëdha të në botë", tha Berisha

sali berisha

Sondazh

Poll