Politike

"Rama i tha të rinjve në Tepelenë 'ikni dhe ju'"/ Berisha: T'i thërrasim gjakut tonë e të mos pranojmë këtë të keqe të madhe! Pa të rinjtë nuk ka të ardhme

Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se Rama u thoshte të rinvje në Tepelenë disa ditë më parë se për ju mandatin e katërt do e japim me dy kilogramë farë kungulli të qëruar. Berish shtoi se kryeministri me këtë shprehje po u thoshte të rinvje që ikni edhe ju.

8 Maj 2025, 21:40 Nga M.L
"Rama i tha të rinjve në Tepelenë 'ikni dhe
Sali Berisha

LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se Rama u thoshte të rinvje në Tepelenë disa ditë më parë se për ju mandatin e katërt do e japim me dy kilogramë farë kungulli të qëruar. Berish shtoi se kryeministri me këtë shprehje po u thoshte të rinvje që ikni edhe ju.

Berisha tha gjithashtu që duhet t'i thërrasim genit dhe gjakut tonë e të mos e pranojmë këtët të keqe të madhe pasi pa të rinjtë nuk ka të ardhme.

"Ta bëjmë kombin përsëri të ri. Çfarë u thoshte, se këta të rinj nuk ikin nga ne se nuk na duan. Po këta nuk jetojnë dot. E shohin se asgjë s’mund të bëjnë. E dëgjuat vetë. 3 ditë më parë u thoshte në Tepelenë një grup të rinjsh. Për ju mandatin e katër do japim 2 kg farë kungulli të qëruar. Çfarë ishte kjo? Ikni dhe ju. Se farë kungulli kemi për ju. Këto 100 ditë janë jetike.

Por më jetike është dita e 11 maj. Kurrë ndonjëherë, asnjë prej nesh nuk ka patur votë më të rëndësishme për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pa të rinjtë nuk ka të ardhme. Kështu që ti thërrasim genit tonë, gjakut tonë. Të mos pranojmë këtë të keqe të madhe. Është një kushtrim që buron nga shpirti i çdo qytetari. Nuk ka lidhje me partinë. Ka lidhje me ekzistencën, me shpresën, ka lidhje me fitoren," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll