Politike

"Ka shumë besim te Shqipëria"/ Rama për anëtarësimin në BE: Është dhënë mbështetja nga të gjitha vendet anëtare

I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Rama tha se kanë shumë besim tek vendi ynë dhe jo për flamurin kuqezi por për Shqipërinë që ata njohin dhe takojnë.

8 Maj 2025, 22:13 Nga I.A
"Ka shumë besim te Shqipëria"/ Rama për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka diskutuar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Rama tha se kanë shumë besim tek vendi ynë dhe jo për flamurin kuqezi por për Shqipërinë që ata njohin dhe takojnë. Rama shtoi se kjo mbështetje absolute na është dhënë nga të gjitha vendet anëtare që janë të gjitha në një linjë. 

"BE ka vendosur të hape derën, na kanë vënë përpara mbi 250 mijë faqe dhe na thonë jemi gati me hu t’i mbyllim këto negociata brenda 2027 që Shqipëria të përparojë dhe t’i zbatojë dhe në fund të 2027 të thonë ne e mbaruam. Unë po them duhet të mobilizohemi që këtë gjë ta bëjmë. Të mbarosh negociatat, është dhënë mbështetja nga gjitha vendet anëtare. Ka shumë besim te Shqipëria, shumë respekt, vlerësim për Shqipërinë, jo për flamurin kuqezi, por Shqipërinë që ata njohin dhe takojnë. Me këto parametra japin mbështetje. Kalendari i ka të ndara dhe ideja është të mbyllen të gjitha brenda 2027. Mbështetja është absolute janë të gjithë në një linjë” tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll