Politike

Rama flet për fushatën elektorale të PS-së: Sollëm një frymë tjetër, e bëmë më festive

Rama shtoi se ata ishin të parët që futën karrige në mitingje dhe më pas, sipas tij, i futën dhe të tjerët.

8 Maj 2025, 21:29 Nga I.A
Rama flet për fushatën elektorale të PS-së: Sollëm
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi rama ka folur kët mbrëmje për fushatën elektorale të Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Rama tha se sollën një frymë tjetër duke krijuar një lloj atmosfere që t'i jepte diçka festive nëpër mitingje. Rama shtoi se ata ishin të parët që futën karrige në mitingje dhe më pas, sipas tij, i futën dhe të tjerët.

"Nuk keni kuptuar asgjë nga pse-ja e atij debati. Arsyeja e atij formati lidhet me atë që ka ndodhur gjatë gjithë fushatës, se e kam diskutuar kur kam qenë në tryezë, duhet të gjejmë një mënyrë që ta bëjmë më të lehtë për njerëzit se sa mblidhu, mbaj fjalime. Njerëzit kur të vijnë nuk duhet vetëm të rrinë aty, por le të shohim se si mund të krijojmë një atmosferë që t’i japë politikës, t’i japë fushatës një pamje më njerëzore, më të relaksuar. Ne i futëm karriget nëpër mitingje, tani i përdorin të gjithë, se edhe kjo ka qenë diskutim thosha pse rrinë të gjithë në këmbë, edhe unë po të isha do më dukej vetja i përdorur. Futëm karriget, hoqëm fytyrat nga rrugët, nga shtyllat, sa më pak billborde, edhe ato që janë vënë, unë kam qenë kundër. U kam thënë mos vini asnjë billboard, mos ta ndotim Shqipërinë, dhe të bëjmë një fushatë sa më të relaksuar. Të gjithë drejtuesit politikë kanë dhënë një mesazh të shkurtër, kanë prezantuar kandidatët, kanë nxjerrë traditat e zonave si këngët apo valleve. Se u shqetësua mjedisi i kënetës mediatike nga tallavaja se gdhihen me Moxartin dhe flenë me Shopenin", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll