Politike

Kritikat për sondazhet, Rama: Njerëz jashtë realitetit, këta mendojnë se populli është i sëmurë

Rama shtoi se të thuash që populli është i sëmurë nëse mendon se Shqipëria është në drejtimin e duhur, do të thotë që këta njerëz janë jashtë realitetit.

8 Maj 2025, 22:02 Nga I.A
Kritikat për sondazhet, Rama: Njerëz jashtë realitetit, këta
Edi Rama

TIRANË- Kryemiistri Edi Rama ka komentuar rreth kritikave të marra për sondazhet e zgjedhjeve parlamentare. I ftuar në emisionin 'Top Story' nga Grida Duma në Top Channel, Rama tha se janë njerëz jashtë realitetit. Rama shtoi se të thuash që populli është i sëmurë nëse mendon se Shqipëria është në drejtimin e duhur, do të thotë që këta njerëz janë jashtë realitetit.

"Njerëz jashtë realitetit, të thuash që populli është i sëmurë nëse mendon se Shqipëria është në drejtimin e duhur. Pse? Se mendon se Shqipëria shkon në drejtimin e duhur. Ndërkohë, Shqipëria është në tryezën e BE-së. Populli dhe BE mendojnë njësoj, këta mendojnë që populli është i sëmurë. Unë nuk i heq të drejtën njeriu të gjykojë! Doni të thoni tani që populli është një turmë patologjike që mbështet PS-në? Nuk ia ka ndaluar njeri të drejtën të gjykojë. Është qasja negative e njerëzve që janë jashtë realitetit të përditshëm të kësaj qeverisjeje," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll