Aktualitet

Aksion anti-kanabis në Tepelenë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen një armë zjarri dhe një sasi parash (EMRAT)

21 Janar 2020, 06:53 Nga DOSJA
Aksion anti-kanabis në Tepelenë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 6 persona, pasi mbrëmjen e djeshme u kapën me 150 kg kanabis ne fshatin Vasjar të Tepelenës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

Ramiz Jahaj nga Vlora, Mikel Ziflaj nga Memaliaj, Leonidha Kociaj nga Mallakastra, Sefer Dukaj nga Vlora, Matjana Betaj nga Memaliaj dhe Ervin Saka nga Vlora. Gjatë aksionit u sekuestrua  lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Sekuestrohen 103 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri pistoletë.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Memaliaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Vasjari”, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :
R. J., 45 vjeç, banues në Vlorë;
M. Z., 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj;
L. K., 55 vjeç, banues në Mallakastër;
S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë;
M. B., 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe
E. S., 30 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe një shtetas tjetër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-kanabis ervin saka gjirokaster leonidha kociaj matjana betaj mikel ziflaj ramiz jahaj sefer dukaj aksion anti-kanabis ervin saka gjirokaster leonidha kociaj matjana betaj mikel ziflaj ramiz jahaj sefer dukaj

Sondazh

Poll