Politike

"Fëmijët tuaj s’mund t’i besohen bufit të kënetës!" Rama sulmon opozitë nga Durrësi: Berisha, i pashpresë dhe një hallexhi që rri rrugëve

Sipas ti, kryedemokrati Sali Berisha është i pashpresë dhe nuk nguroi ta cilësonte si "një hallexhi që rri rrugëve".

8 Maj 2025, 20:38 Nga M.B
"Fëmijët tuaj s’mund t’i besohen bufit të
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës në Durrës. Rama tha se fëmijët e shqiptarëve nuk duhet të mbeten dhe t'u besohen opozitës në rast fitoreje. Sipas ti, kryedemokrati Sali Berisha është i pashpresë dhe nuk nguroi ta cilësonte si "një hallexhi që rri rrugëve".

“Më 11 jam do të zgjedhim historinë, është takim me historinë. Duhet të shohim ngjyrën e detit që na lidh me Evropën, që qëllon të jetë ngjyra e partisë së tyre, por partia e tyre për momentin është në koma. Partia e tyre nuk jep dhe nuk merr, dhe të presësh nga një parti në koma që të vrapojë, është iluzion. Dhe të mendosh se qytetarët durrsakë të mbeten peng pas një bufi të kënetës është trishtim i madh.

Fëmijët tuaj nuk mund ti besohen bufit të kënetës, që është një politikan i lashtë, një politikan i dëshpëruar, i pashpresë dhe një hallexhi që rri rrugëve për hallin e tij personal dhe që e sul gjithë partinë e tij të bretkosave në një ofensivë gëzimi për një gënjeshtër të re si ajo e sotmja”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll