Politike

"Trishtim nëse mbeteni peng i bufit të kënetës!" Rama në Durrës: Zgjidhni flamurin blu, por jo atë të PD

Ai shtoi se do të ishte trishtin nëse vendi do të mbetej në duart e kreut të PD-së Sali Berishës.

8 Maj 2025, 20:23 Nga M.B
"Trishtim nëse mbeteni peng i bufit të kënetës!"
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës në Durrës. Rama u bëri thirrje qytetarëve për të votuar forcën e tij poltike dhe jo Partinë Demokratike. Ai shtoi se do të ishte trishtin nëse vendi do të mbetej në duart e kreut të PD-së Sali Berishës.

"Sot ne themi Tirana është kryeqyteti i Evropës së Ballkanit, por në kohëra të tjera ka qenë Durrësi Evropa e Shqipërisë. Dhe është e pamundur për mua ta imagjinoj që qytetarët e Durrësit, ata që s’ja shohin dot ngjyrën PS, ata që flamuri i PS i bën të acarohen si demi kur sheh leckën e kuqe, duhet të shohin një ngjyrë tjetër, që na bashkon sot, që ka bashkuar flamurin kuq e zi me flamurin evropian, të shohin ngjyrën e detit që na lidh me Evropën që qëllon të jetë ngjyra e partisë së tyre. Ajo është në koma nuk jep nuk merr. E për më tepër të mendosh që qytetarët durrsakë të mbeten peng pas një bufi kënete është trishtim", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll