Politike

"PS merr 9 mandate!" Rama mbyll fushatën në Durrës: Më 11 maj “leshterikët” do të rrudhen edhe më shumë

Rama foli nga Durrësi për kundërshtarët politikë, që sipas tij, do të rrudhën më shumë pas 11 majit.

8 Maj 2025, 20:17 Nga M.B
"PS merr 9 mandate!" Rama mbyll fushatën në Durrës:
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës në Durrës. Rama foli nga Durrësi për kundërshtarët politikë, që sipas tij, do të rrudhën më shumë pas 11 majit. Ai shtoi se Partia Socialiste do të marrë 9 mandate në qarkun e Durrësit nëse do ketë pjesëmarrje masive.

“Durrësi do t’i japë një shtytje më të fortë leshterikëve më 11 maj, një shtytje që do t’i rrudhi edhe më shumë. Nëse do ketë një masivitet si ky që ka sot këtu, dhe nëse të gjithë që jeni sot këtu, jeni pararoja e atyre që do shkojnë në qendër votimi atëherë në çdo qendër votimit, atëherë Durrësit do të thyejë rekordin e vet duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll