Politike

Incidenti në mitingun përmbyllës në Elbasan, reagon dega e PD: Konflikt banal mes disa të rinjve! U përdor me shpejtësi për të njollosur suksesin e këtij takimi

PD bën me dije se ngjarja ka të bëjë me një konflik banal me disa të rinjve. Më tej theksohet se kjo ngjarje nuk ka lidhje me PD.

8 Maj 2025, 13:04 Nga N.F
Incidenti në mitingun përmbyllës në Elbasan, reagon dega e
Pamje nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Partia Demokratike dega Elbasan ka reaguar së fundmi me një deklaratë për mediat në lidhje me incidentin e regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë mitingut përmbyllës. PD bën me dije se ngjarja ka të bëjë me një konflik banal me disa të rinjve.

Më tej theksohet se kjo ngjarje nuk ka lidhje me PD. Sipas tyre ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga mazhoranca për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi të cilin e cilësuan madhështor.

Deklarata e PD:

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në Elbasan, Partia Demokratike Dega Elbasan dëshiron të sqaroj opinionin publik se bëhet fjalë për një konflikt të natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me përplasjen e grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike.

Fatkeqësisht, ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga qarqe të afërta me mazhorancën për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi madhështor,ku qytetarët e Elbasanit treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për Prof. Dr. Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.

Partia Demokratike Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndikohen nga manipulime të tilla keqdashëse dhe të mbeten të fokusuar tek qëllimi ynë i përbashkët: fitorja e vlerave demokratike dhe ndryshimi që Elbasani dhe Shqipëria meritojnë.

pd incidenti në mitingun përmbyllës në elbasan

Sondazh

Poll