Aktualitet

Përndiqte një 48-vjeçare dhe i shpërndante të dhënat personale në rrjetet sociale, arrestohet një person në Vlorë

Arrestimi i tij u krye pas denoncimit nga 48-vjeçarja me inicialet A. Gj.

8 Maj 2025, 13:45 Nga N.F
Përndiqte një 48-vjeçare dhe i shpërndante të
Foto ilustruese

VLORË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi ai përndiqte një 48-vjeçare. Policia gjithashtu bën me dije se i arrestuari gjithashtu ka shpërndarë të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.

Arrestimi i tij u krye pas denoncimit nga 48-vjeçarja me inicialet A. Gj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

perndjekje

Sondazh

Poll