Aktualitet

Sherri në Elbasan/ Bashkëshortja e Luçiano Boçit: Skemë banditeske, por do e zbardhim deri në fund (VIDEO)

Blerina Boçi me anë të një postimi në Facebook shkruan se në sherr ka pasur skema banditeske

8 Maj 2025, 11:13 Nga I.A
Sherri në Elbasan/ Bashkëshortja e Luçiano Boçit:
Blerina dhe Luçiano Boçi

ELBASAN- Bashkëshortja e Luçiano Boçit ka reaguar pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Elbasan ku ishte i përfshirë dhe djali i saj, Parid Boçi. Blerina Boçi me anë të një postimi në Facebook shkruan se në sherr ka pasur skema banditeske. Ndërkohë që ka theksuar se e gjithë ngjarja do të zbardhet e plotë. 

Postimi i Plotë:

Skemat banditeske ne veprim te plote, por do e zbardhim deri ne fund! Zoti thote “ Beteja eshte e imja”

 

Një incident ka ndodhur mbrëmjen kaluar në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur në kokë djali i Luçiano Boçit, ish-drejtuesit politik të PD-së në këtë qark. I lënduar ka mbetur Parid Boçi, i cili ka marrë çarje në kokë gjatë sherrit, por ka pasoja serioze. 

luçiano boçi parid boçi blerina boçi

Sondazh

Poll