Aktualitet

Problemet me votimin e diasporës në Greqi/ KQZ kërkesë DHL: Dërgoni raport lidhur me shpërndarjen e dokumentacionit zgjedhor, rreth 200 persona i kanë sjellë zarfet dorazi

Disa nga informacionet që kërkon KQZ lidhen me personelin e angazhuar në procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqinë apo me numrin e zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ. 

8 Maj 2025, 12:08 Nga r.ll
Problemet me votimin e diasporës në Greqi/ KQZ kërkesë DHL:
foto ilustruese

TIRANË- Problematikat me votimin e diasporë vijojnë ende ndërsa na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet parlamentare. Sipas raportimeve, 198 persona kanë gjetur rrugë të pavarura për të sjellë fletën e votimit në kohë. Gjithashtu 1920 vota të ardhura deri më tani kanë rezultuar me “defekte”. 

Ndërkohë lidhur me këto probleme të ngritura nga koalicioni "PD-ASHM", Komisioni Qendror i Zgjedhje i ka dërguar kërkesë urgjente për informacion kompanisë postare DHL. 

Disa nga informacionet që kërkon KQZ lidhen me personelin e angazhuar në procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqinë apo me numrin e zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ. 

KËRKESA E KQZ PËR DHL: 

Në vijim të procesit të votimit nga jashtë vendit, në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces, referuar çështjeve si më poshtë:

1. Cilat janë strukturat dhe/ose personeli i angazhuar në këtë proces?

2. A i është deleguar ky proces subjekteve të treta? Nëse po, cila është marreveshja?

3. Sa është numri i zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ?

4. Cilat janë arsyet që kjo nuk është bërë?

5. Sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor?

6. Sa është numri i zgjedhësve të cilëve nuk ju është dorëzuar personalisht në dorë dokumentacioni zgjedhor?

7. A e dispononi ju dokumentacionin provues të rasteve të dorezimit të dokumentacionit zgjedhor personalisht zgjedhësit?

8. Sa është numri i zgjedhesve të cilëve dokumentacioni zgjedhor ju është tërhequr në banese, pasi kjo ju është kërkuar nga zgjedhësi? A dispononi ju dokumentacionin provues për këto raste.

9. Sa është numri i zgjedhësve që e kanë dorëzuar/kthyer dokumentacionin zgjedhor në zyra apo qendra të tjera pritëse të operatorit të sherbimit postar? Cili është domumentacioni provues për këtë rast?

Për shkak të rëndësisë dhe urgjencës së këtij procesi, kërkojmë që informacioni i mësipërm të na vihet në dispozicion brenda një afati sa më të shkurtër.

Problemet me votimin e diasporës në Greqi/ KQZ kërkesë DHL:

kqz dhl votimi i diaspores

Sondazh

Poll