Aktualitet

FOTO/ Kreu i SPAK mbërrin në Lezhë, Dumani pritet të zhvillojë takim me Task Forcën për krimet zgjedhore

Takimet e kreut të SPAK vijnë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

8 Maj 2025, 13:28 Nga r.ll
FOTO/ Kreu i SPAK mbërrin në Lezhë, Dumani pritet të
altin dumani ne lezhe

LEZHË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbërritur pak më herët në qytetin e Lezhës. Dumani pritet të zhvillojë takim me kryeprokurorin e Lezhës, Task Forcën për krimet zgjedhore, ndërsa do të marrin pjesë edhe drejtuesit e policisë.  

FOTO/ Kreu i SPAK mbërrin në Lezhë, Dumani pritet tëFOTO/ Kreu i SPAK mbërrin në Lezhë, Dumani pritet tëFOTO/ Kreu i SPAK mbërrin në Lezhë, Dumani pritet të

Para Lezhës, Dumani ishte në qytetin e Shkodrës. Takimet e kreut të SPAK vijnë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Në takimet me kryeprokurorin e Shkodrës, Dumani ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që bëjnë këto akuza të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori dhe të mos neglizhohen si raste. Gjithashtu ka kërkuar që policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente në ditët e fundit të fushatës elektorale.

altin dumani ne lezhe spak krimet zgjedhore

Sondazh

Poll