Aktualitet

EMRI/ Akuzohet për fshehje të të ardhurave, arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim në Durrës, i shkaktoi shtetit rreth 3 milionë euro dëm ekonomik

I arrestuari është identifikuar si Redion Stefa. Ai akuzohet për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

8 Maj 2025, 11:46 Nga N.F
EMRI/ Akuzohet për fshehje të të ardhurave, arrestohet
foto ilustruese

DURRËS- Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim. Mësohet se ai është dënuar me burg pasi së bashku me 3 persona të tjerë, kanë mashtruar për të ardhurat e deklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

I arrestuari është identifikuar si Redion Stefa. Ai akuzohet për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Skema”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Hetimet e kryera në kuadër të këtij operacioni identifikuan 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Shtetasi R. S. dhe 3 shtetas të tjerë, administratorë të disa subjekteve, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, të punësuar në këto subjekte, kanë mashtruar për të ardhurat/shpenzimet e deklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

redion stefa

Sondazh

Poll