Aktualitet

Vrasja e Vilson Tafçiut, shpallet në kërkim shoku që dyshohet se e nxorri në pritë, vajzat që e panë për herë të fund

21 Janar 2020, 06:13 Nga DOSJA
Vrasja e Vilson Tafçiut, shpallet në kërkim shoku që

TIRANE- Policia ka shpallur  në kërkim shokun e Vilson Tafçiu Nokës, që u vra mbrëmë në rrugën “Teodor Keko” jashtë një bari në zonën e Astirit. Shtetasi me inicialet D.N., dyshohet se ishte personi që e nxorri në pritë 28-vjeçarin, jashtë lokalit, ku e priste ekzekutori. Disa orë pas ngjarjes, policia ka kontrolluar banesën e tij, por ai nuk është gjetur aty. Një nga pistat ku po hetohet paraprakisht është ajo e prishjes së pazareve të drogës që mund të ketë sjellë vrasjen e të riut dibran. Po ashtu, mësohet se në vendngjarje është gjetur arma e krimit, një pistoletë TT. Ndërkohë, pas ngjarjes, kamerat e sigurisë kanë kapur dy makina që kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njëra prej tyre është kapur nga Policia dhe është ndaluar drejtuesit i saj, por ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte larguar nga frika pas atentatit. Ndërsa makina tjetër në ngjyrë të zezë e modelit “Golf 6”, e cila u largua me shpejtësi rezulton se është e autorit të vrasjes. Ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Dosja.al mëson se është zbardhur edhe dëshmia e dy vajzave që pinë kafe për herë të fundit me viktimën. Ato kanë deklaruar se personi që e nxorri jashtë lokalit ku sihin ulur të tre, njihej me viktimën dhe e futi në një rrugicë.

Mbrëmjen e djeshme në orën 20:45 u ekzekutua me armë zjarri në Astir Vilson Tafçiu Noka. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga disa persona. Sapo Vilsoni kaloi pragun e lokalit u qëllua me tre plumba në gjoks nga personat që e thirrën dhe mbeti i vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet të llojit “Golf 6”, me ngjyrë të zezë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krim i rende ne tirane vilson tafciu vritet vilson tafciu krim i rende ne tirane vilson tafciu vritet vilson tafciu

Sondazh

Poll