Aktualitet

Drogë me postë nga SHBA, kapen në flagrancë dy të rinj në Tiranë, vihen në pranga pasi morën pakon me kanabis (EMRAT)

Të rinjtë e arrestuar janë identifikuar si Kevin Qorpasha dhe Dion Hoxha.

8 Maj 2025, 10:39 Nga N.F
Drogë me postë nga SHBA, kapen në flagrancë dy të rinj
Dy të arrestuarit

TIRANË- Dy të rinjë janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i i tyre ka ardhur pasi ata u kapën në flagrancë me drogë. Të rinjtë e arrestuar janë identifikuar si Kevin Qorpasha dhe Dion Hoxha.

Ata u kapën në flagrancë menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 52 g cannabis. Droga bëhet me dije se ishte me përqindje të lartë THC dhe e trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç,të dy banues në Tiranë. Ata u kapën në flagrancë,menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

droge arrestohen dy te rinje ne tirane

Sondazh

Poll