Aktualitet

Ende asnjë gjurmë nga trupi i të riut, vijojnë edhe sot kërkimet në zonën ku u shemb masivi i mineralit në Burrel

Deri tani mësohet se janë gjetur disa shenja rrobash që dyshohet të jenë të 29 vjeçarit, dhe disa mbetje të mjetit eskavator, me të cilin ai po punonte në momentin e ngjarjes tragjike. 

8 Maj 2025, 10:17 Nga r.ll
Ende asnjë gjurmë nga trupi i të riut, vijojnë edhe sot
ardit beshiri

BURREL- Kërkimet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri vijojnë edhe ditën e sotme. Një ditë më parë, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit” kanë mbërritur edhe ekipe të Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët po asistojnë në kërkimet për trupin e të riut. 

Deri tani mësohet se janë gjetur disa shenja rrobash që dyshohet të jenë të 29 vjeçarit, dhe disa mbetje të mjetit eskavator, me të cilin ai po punonte në momentin e ngjarjes tragjike. 

Kërkimet po bëhen me mjete të rënda, me krah nga ana e ushtrisë si dhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë. Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se në zonën ku janë gjetur rroba është vendosur perimetri i sigurisë dhe ekipi i kërkimit po bën të mundur heqjen e dheut në mënyrë të ngadaltë për të parë nëse do të jetë trupi i pajetë i 29 vjeçarit Ardit Beshiri.

Ardit Beshiri po punonte me një mjet tip eskavator, më 3 maj, ku një masiv minerali u shemb dhe çau një rezervuar uji, që si pasojë mori para dhe të riun që punonte aty me fadromë. 

ardit beshiri

Sondazh

Poll