Aktualitet

Krimet Zgjedhore/ SPAK publikon shifrat: Regjistrohen 123 kallëzime, 35 prej tyre kalojnë në hetim

Bëhet me dije se 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore, ndërsa 10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. 

8 Maj 2025, 08:56 Nga r.ll

Krimet Zgjedhore/ SPAK publikon shifrat: Regjistrohen 123 kallëzime, 35

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot se janë administruar 123 materiale kallëzuese për krime zgjedhore, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit.

Në njoftimin e SPAK thuhet se 22 janë vendimet për mosfillim të hetimit penale. Më tej bëhet me dije se 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore, ndërsa 10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. 

Gjithashtu njoftohet se 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese, ndërsa pjesa e mbetur është në proces verifikimi. 

Në njoftim thuhet se nga 35 procedime penale të regjistruara, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit,  8 janë nisur kryesisht nga SPAK, 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm, 2 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe 2 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

NJOFTIMI I SPAK:

Krimet Zgjedhore - 123 materiale të administruara

35 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).

22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.

16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).

1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.

Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

Krimet Zgjedhore - 35 procedime penale te regjistruara

20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.

8 janë nisur kryesisht nga SPAK.

3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.

2 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

2 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Krimet Zgjedhore - Veprat penale për 35 procedimet

29 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).

4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).

1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës)

spak krimet zgjedhore

Sondazh

Poll