Politike

"Ça pune ke bërë, rrugët janë copë"/ Rama-komentueses: Italianët u impresionuan nga infrastruktura, si shpjegohet se Giro d'Italia nis në Shqipëri

Ndër komentet që lexoi ishte edhe ai i një qytetareje e cila e pyeste kryeministrin se çfarë ka bërë gjatë qeverisjes pasi sipas saj rrugët janë copë-copë dhe është turp.

8 Maj 2025, 08:46 Nga N.F
"Ça pune ke bërë, rrugët janë copë"/
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" u është përgjigjur komenteve të qytetarëve. Ndër komentet që lexoi ishte edhe ai i një qytetareje e cila e pyeste kryeministrin se çfarë ka bërë gjatë qeverisjes pasi sipas saj rrugët janë copë-copë dhe është turp.

Rama theksoi se në vendin tonë do të nisë Giro d'Italia dhe se grupet italiane që erdhën në vendin tonë për të kontrolluar gjendjen u impresionuan nga infrastruktura. Ai ironizoi duke thënë se edhe çiklistët që do garojnë janë patronazhistë të PD-së dhe se do të thyejnë qafën në rrugët copë-copë.

"Ça pune ka bërë Rama, rrugët janë copë, turp. Ouuu. Rrugët janë copë po si shpjegohet se Giro D'Italia do nisë nga Shqipëria. Si shpjegohet se italianët çuan një grup dhe kontrolluan gjithë gjërat që duhet. Rrugët janë kryesore për çiklizëm apo jo.

Jo vetëm që nuk i gjetën rrugët copë se kanë 3 etapa për të bërë. Përkundrazi ata u impresionuan. He Donika si shpjegohet. Apo thuaj patronazhistet nga Italia me biçikletë që do vijnë të thyejnë qafën në rrugët copë-copë," tha ai.

 

rama

Sondazh

Poll